‘Ka ikur nga shtëpia, fle në hotel luksoz’/ A janë ndarë Meta-Kryemadhi? Si qëndron e vërteta pas krizës në çift

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë! Por a po përkthehet kriza dhe përçarja në Partinë e Lirisë në problem edhe për martesën e tyre shumëvjeçare? Gazetari Bledian Koka, ka pohuar në emisionin “Top Story” se dy politikanët, Meta dhe Kryemadhi nuk jetojnë më së bashku. Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij. Po ashtu, Koka shton se Ilir Meta ka probleme dhe me familjarë të tjerë, jo vetëm me Monika Kryemadhin. Megjithatë nuk ka përmendur emra se për kë bëhet fjalë. Mund të jenë fëmijët e çiftit, mund të jenë edhe të afërm të tjerë.

“Në dijeninë time, Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes dhe kjo nuk është lojë. Edhe loja politike ka një sens mase. Edhe teatri ka disa konture. Nëse dilet, konflikti është real. Informacionet janë krejt të kundërta,”- tha Koka.

Por nuk ka qenë i vetmi që ka ngritur dyshime, pasi edhe “Vox News” pretendons se kryetari i Partisë së Lirisë, prej disa javësh ka nisur të flejë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”. Megjithatë emra nuk janë përmendur.

Lajme të tjera |  Agron Gjekmarkaj komenton listën e PD: Tabaku meritonte të ishte tek e mbyllura, por…

Por kur ka nisur kjo krisje?

Vetëm disa ditë më parë, Kryemadhi kishte ditëlindjen dhe përmendi edhe ish-presidentin Ilir Meta, duke u shprehur se kurrë nuk ia kisjte shprehur ndjenjat me letër. Por edhe pse e përmendi, ai nuk ishte në foton familjare me 3 fëmijët e çiftit që ajo postoi në rrjetet e saj sociale. Kështu që lajmi se mes tyre kishte pasur një sherr të madh, ku Meta e cilësonte Kryemadhin si “peng” të Dumanit, nuk kishte asnjë ndikim në martesën e tyre. Por ditën që Olta Xhaçka po jepte llogari për të shoqin biznesmen, Kryemadhi e ndjeu se edhe ajo duhej të “rrëfehej” dhe i doli në krah duke u shprehur se gratë zakonisht përfundojnë si “mish për top” për shkak të burrave. Më shumë sesa mbrojtje për Xhaçkën u duk se ishte fjalim për veten dhe Ilir Metën.

Lajme të tjera |  Tornado, stuhi dhe breshër, të paktën 16 viktima nga moti i keq në SHBA

Pas saj, Meta ka dalë vazhdimisht në deklarata për shtyp dhe ka bërë zotimin se do ç’rrënjosë nepotizimin nga Partia e Lirisë. Cili është nepotizimi? Lidhja e tij bashkëshortore me Kryemadhin, tjetër nuk dihet të ketë. Mirëpo jo vetëm aq. Meta i është rikthyer akuzës së vjetër se Kryemadhi dogji mandatet dhe dëmtoi asokohe Lëvizjen Socialiste për Integrim që nga 19 mandate, përfundoi me 3 këtë legjislaturë.
Po ashtu, kreu i PL-së foli për tradhëti dhe çimka. Të gjitha këto, Kryemadhi i ka marrë personale dhe iu përgjigj publikisht dje me një postim duke e cilësuar si një film të parë, në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliaj. Edhe kjo një akuzë po aq e fortë për një njeri që pretendon se ka gati 8 vite kundër pikërisht këtyre dy emrave të fundit. Aq më tepër që Meta është bashkëshorti i saj.
Por të jetë reflektuar kjo krizë edhe në familje? Deri më tani asnjë prej tyre as nuk konfirmon dhe as nuk mohon…/ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us