Simpatizani i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi postoi këtë të martë një foto me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
“Po ndodh…. kafe burrash”, ka shkruar krahas fotos Vrenozi.
Vrenozi një ditë më parë rrëfeu se ishte kontaktuar nga kryeministri Edi Rama por e kishte refuzuar ta takonte.
Ai u shpreh se u ftua për një kafe private pa kamera nga kryeministri, por ai e refuzoi për shkak të bindjeve të tij të djathta.
Vrenozi tha se nuk mund të ulej në kafe me një person që e ka sharë 12 vite.