Kallëzohet në SPAK “petalja më e bukur socialiste”: Si votoi Dasho Veizaj në Himarë, kur është nga Lushnja?

Pak javë më parë mori vëmendje të madhe nga Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Socialiste kur e quajti veten dhe të rinjtë e PS-së si petalet më të bukura të trëndafilit socialist.

Por tani, Dasho Veizaj duhet të përballet me prokurorët e SPAK-ut teksa është kallëzur në Prokurorinë e Posaccme me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ai deklaroi publikisht se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ndërkohë që sikurse provohet nga lista e zgjedhësve, por edhe një foto e publikuar në rrjetet sociale, rezulton se ka votuar në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Himarës vitin e kaluar.

Ish-kandidati i opozitës në këto zgjedhje, Petro Gjikuria, i ka kërkuar SPAK-ut që krahas kallëzimit që ka bërë për lëvizjen e votuesve në favor të rivalit të tij, Vangjel Tavo, të hetohet edhe ky rast.

Lajme të tjera |  “Unë nuk shaj burrat! Kurrë”- Rama: Ata që rrinë dhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë!

“Sa kohë që shtetasi Dasho Veizaj, publikisht deklaron se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ka dyshime të arsyeshme se transferimi prej tij i gjendjes civile në bashkinë Himarë është kryer në shkelje të ligjit nr. 10129/2009 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar për të provuar vendbanimin apo qëndrimin e tij në Bashkinë Himarë, me qëllim mbështetjen e një subjekti të caktuar zgjedhor, konkretisht kandidatit të Partisë Socialiste, “petal” i së cilës është edhe ai”, shkruan ndër të tjera Gjikuria.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us