Kalon vetting-un Shkëlqim Zuriqi, konfirmohet në detyrë drejtor i analizës AMP

Shkëlqim Zuriqi është konfirmuar në detyrë si drejtor i analizës në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Zuriqi ka kaluar Vettingun e nisur më 18 dhjetor.

Zuriqi doli sot para trupës vlerësuese dhe kaloi të treja kriteret, atë të pasurisë, aftësisë dhe pastërtisë së figurës. Trupa e Vlerësimit kishte kryesues Klevis Dhigoin, relatore Erjana Pjetrin dhe anëtare Ersa Karajn.

Më herët në seancën e parë u konfirmua në detyrë kreu i Policisë së qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj. Seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, kanë nisur prej datës 18 dhjetor dhe kryhen nga Trupat e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyerjes Policore.

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us