Kampioni i Egnatias përgatit rikthimin e BUJSHËM në Superiore?! Vllaznisë i bëhet pengesë Orges Shehi, futet në lojë edhe klubi kuqezi

Newsport” mëson se mbrojtësi i majtë, Edison Ndreca ka ndërprerë kontratën me ekipin e Yelimay në Premier League të Kazakistanit. Edhe pse u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Egnatia te Yelimay, tashmë për arsyeje familjare ka marrë këtë vendim drastik.

Po ashtu, mësojmë se shumë të interesuar për shërbimet e 31-vjeçarit janë Prishtina në Superligën e Kosovës dhe Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Trajneri Orges Shehi, e kërkon me patjetër Ndrecën te prishtinalitë, ku repertori i mirditorit mund të shërbejë si pikë referimi në prapavijë. Edhe tetovarët janë të gatshëm  të “lëvizin gurët” në bindjen e ish-lojtarit të Superiores.

Gjithashtu, thuhet se Vllaznia është në “gjurmët” e Ndrecës. Në elitën e futbollit shqiptar, mbrojtësi në fjalë ka fitur 7 trofe, konkretisht 3 tituj kampion, 2 Kupa dhe 2 Superkupa të Shqipërisë. /Saimir MBERSI/

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Lëvizje “rrufe” nga Egnatia, klubi rrogozhinas RIKTHEN portierin që u largua 3 vite më parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us