Kamera e emisionit “Real People” me Flori Gjinin në Euronews Albania udhëtoi drejt juglindjes së vendit në fshatin “Qytezë” në komunën Miras në rrethin e Devollit.
Personazhi i kësaj jave ishte Andon Done një ndër banorët që i ka qëndruar besnik kësaj qyteze duke mos u larguar. Gjatë bisedës me të ai zbuloi një sekret të Qytezës ku sipas tij aty e kishte prejardhjen familja e Jim Belushit.
“Po Jim Belushi, familja e tij komplet janë nga Qyteza, puro. Ata kanë ikur që në vitet 1930 por babai im i ka njohur, megjithatë nuk fliste për ta pasi kishte frike të tregonte se të vinte policia dhe ishin gjëra të kufizuara”, thotë Andon Done.
Done foli dhe për plagën e shoqërisë, largimin familjeve dhe të rinjve nga fshatrat drejt emigracionit ose qyteteve të mëdha.
Sipas tij Qyteza në kohën e komunizmit kishte pasur rreth 750 banorë dhe 65 shtëpi, në vitet 1990 kishin mbetur 30 familje ndërsa sot që ai fliste vetëm 3