Kategoria e Parë/ 5 gola në 2 ndeshje! Korabi merr fitore të rëndësishme në transfertë, Kukësi “fiket” në shtëpi (REZULTATET)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të të Kategorisë së Parë. Në dy sfidat e zhvilluara ditën e sotme u shënuan 5 gola.

Korabi ia doli që në transfertë përballë Erzenit të merrte fitore të rëndësishme. Sfida përfundoi 0-2 në favor të dibranëve. Në krahun tjetër, Kukësi u mposht 1-2 në shtëpi përballë Apolonisë.

Kështu, Korabi shkon në kuotën e 32 pikëve duke nisur largimin nga “zona e ftohtë”, ndërsa Erzeni mbetet në fund. Në krahun tjetër, Apolonia rikthehet në “Top 6”, kurse Kukësi me 28 pikë mban vendin e 10-të.

Lajme të tjera |  “Taren e vlerësoj shumë”, babai i Granit Xhakën flet për zërat e të birit te Milani: Klubet duhet të gjejnë marrëveshje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us