Kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është kërcënuar me vdekje pas vizitës që ia ka bërë Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Novi-Sadit. Kërcënimet janë paraqitur në rrjete sociale, pas publikimit të videos së Hillit me profesorin Dinko Gruhonjiç.

“Një plumb për të dy”, ‘Varje në dru’- ishin mesazhet që raportohen nga media serbe se u shfaqën në mediat sociale.

Fakulteti Filozofik njoftoi se ambasadori amerikan vizitoi Fakultetin dhe Departamentin e Studimeve të Medias. Shtohet se ambasadori amerikan ka folur me mësues dhe studentë për gjendjen e lirisë së mediave në Serbi dhe kërcënimet e gazetarëve, profesorëve dhe studentëve në Novi Sad.

Kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Serbi

MESAZHET
Kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Serbi

MESAZHET

Hill cilësohet si një ndër diplomatët me mirëkuptimin më të madh për qëndrimin e Beogradit në politikën e jashtme.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us