Kërkohet fitorja me çdo kusht, Elbasani publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Vllaznisë

Elbasani dhe Vllaznia do të përballen të shtunën në orën 15:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Verdheblutë do të presin ekipin shkodran në “Elbasan Arena”.

Pak më parë, Elbasani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e së shtunës. Çmimi i biletës në Tribunën C do të jetë 200 lekë, ndërsa në Tribunat E, D dhe F 300 lekë.

1000 lekë është çmimi në Tribunat A dhe B, ndërsa në Tribunën VIP bileta kushton 2000 lekë. Elbasani do të kërkojë me patjetër një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë duke ditur që nuk ka asnjë fitore në 5 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Lajme të tjera |  “Në Greqi ishim minus zero, jam rritur pa ushqime”, rrëfimi i Uzunit për MLS: Në SHBA edhe që njerëzit ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us