Klopp trajner i Realit? Agjenti u jep fund dilemave, zbulon të ardhmen e gjermanit

Jurgen Klopp nuk do të jetë trajner i Real Madrid. Prej ditësh, gjermani përflitet si pasues i Carlo Ancelottit, me italianin që do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, agjenti i Klopp, Marc Kosicke në një intervistë për për “Sky Sports DE”, i ka dhënë fund dilemave

Sipas tij, tekniku gjerman do të qëndrojë te Red Bull dhe nuk do të jetë as në stolin e Realit dhe as në atë të Brazilit.

“Unë e kuptoj që disa klube europiane apo federata e kanë ndjekur atë. Megjithatë, Klopp nuk ka ndërmend të rikthehet si trajner për sezonin e ardhshëm. As te Real Madrid dhe as te Brazili.Jurgen është i lumtur në rolin e tij si drejtor global te Red Bull dhe ka një kontratë, kështu që nuk ka shumë për të diskutuar në lidhje me këtë”, deklaroi Kosicke.

Lajme të tjera |  “Kokë më kokë” për mbijetesën, Tirana di si të fitojë përballë Teutës

Jurgen Klopp është larguar nga trajningu prej një vit, pas aventurës te Liverpool, ku në 9 vite fitoi gjithçka.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us