“Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka komentuar opozitën, duke thënë se “është shumë e vjetëruar dhe e lodhur në ide, në retorikë politike dhe kryesorja në lidership.”

Sipas tij, Berisha “është lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte opozita për ta udhëhequr drejt fitores”.

Nëse nuk do të ishte ai, Xhafaj tha se në zgjedhjet e 11 majit “do të ishim në një garë të fortë numrash dhe shumë vështirësi.”

“Nga pikëpamja elektorale, opozita është shumë e vjetëruar dhe e lodhur në ide, në retorikë politike dhe kryesorja në lidership. Kjo do të jetë kostoja kryesore që do të marrë mbi vete dhe të bëjë sërish të jetë opozitë. Për këtë kam bindje të plotë dhe kjo për shkak se nuk mund ti kërkosh votën një votuesi në 2025 me të njëjtin lidership prej 30 vjetësh dhe për më tepër me një sërë problemesh.

Berisha është lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte opozita për ta udhëhequr drejt fitores.

Nëse fjalim për rolin që ka në jetën parlamentare, Opozita është themelore që jetën e demokracisë, pasqyra e qeverisjes së çdo vendi. Duhet të jetë konstruktive në rolin e saj. Por ne kemi parë opozitë me një ,ungesë vizioni. Nuk kanë përfaqësinë dinjitoze për të përfaqësuar popullin opozitar.

Nëse nuk do të ishte Berisha, do të kishte një lidership tjetër, do të ishim në një garë të fortë numrash dhe shumë vështirësi”, tha Xhafaj për News24.

Lajme të tjera |  Rama njofton ministren e parë, në qeverinë e re

Deputeti i PS komentoi edhe korrupsionin, duke thënë se është një fenomen prezent në të gjitha nivelet, por theksoi se nuk është shqiptar.

“Flitet shumë për korrupsionin dhe me të drejtë. Është një fenomen prezent në jetën e shqiptarëve, në çdo nivel. Ne e shikojmë si mekanizëm për të zgjidhur hallet dhe e bën korrupsionin shumë kompleks.

Është konsideruar një nga problemet më të mëdha që ka shoqëria. Armiku kryesor i shoqërisë tonë është korrupsioni në të gjitha nivelet.

E para gjithë këto vite janë bërë hapa të konsiderueshëm për ta ngushtuar hapësirën e korrupsionit në shërbimin qytetar. Kjo me digjitalizimin.

Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar. Shoqëron shoqëri të zhvilluara, por problemi qëndron te forca reaguese. Dhe nga ana tjetër efikasiteti. Reforma në drejtësi ishte hapi i parë. Deri më tani është provuar se ka qenë një masë e drejtë.

Nga ana tjetër është e rëndësishme që këto masa të shoqërohen edhe me reformimin e institucioneve të tjera të përfshira. Prandaj ngritëm dhe një komision, që u deformua misioni i tij, por koha do të na japë të drejtë. Ne kemi nevojë të merrmi me parandalimin. Një shoqëri nuk është e ndershme kur fut njerëz në burg, por kur e parandalon fenomenin me mekanizma”, tha Xhafaj.

Lajme të tjera |  Xhafaj për garën e listës së hapur: Duhet të kujdesemi që të mos shkohet në pikën e “vlimit”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us