Kos e sheh të ardhmen e Shqipërisë në BE: Do jem avokatja juaj më e mirë në Bruksel nëse…

Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos është optimiste për procesin e negociatave me Shqipërinë. Sot, në Konferencën e 4-ërt Ndërqeveritare ajo theksoi se nëse vendi ynë realizon me përpikmëri detyrat, ajo do jetë avokatja më e mirë për të në Bruksel.

Tha po ashtu se duhet vlerësuar çdo hap si pozitiv duke parashikuar të ardhmen e Shqipërisë si pjesë të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria është vërtet një histori suksesi, kemi hedhur një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE. Është më shumë se sa të shtosh një vend, ka të bëjë me zgjerimin e bashkimin e BE-së. Është lajm i mirë për qytetarët e Shqipërisë si qytetarë të ardhshëm të BE-së. Është po kështu arritja e nëpunësve civilë që punojnë çdo ditë për këtë, është një punë e madhe. Një trajnere e fortë apo një kronometër, por që të arrijmë rezultatet duhet dhe motivimi e shpresoj fort ta kem bërë këtë gjë.

Të kremtojmë çdo hap të vogël të hedhur, është thirrja ime. Plani është të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe nga viti tjetër t’i mbyllim. Kapitulli sot është tejet i rëndësishëm sepse tarifat po rikthehen dhe puna jonë është për heqjen e këtyre barrierave, të sigurojmë mundësi të shumta ekonomike për të dyja palët. Ka të bëjë edhe me më shumë mirëqenie për të gjithë. Po marrim shumë nga tregu i përbashkët me Shqipërinë dhe vendi po hyn në këtë treg përmes planit të rritjes dhe po forcon zinxhirin e vlerës europiane. Sipërmarrësit në Tiranë të marrin pagesa në mbarë Europën njësoj si në çdo vend tjetër. Ne po punojmë me ritëm shumë ambicioz, nëse Shqipëria realizon reformat, unë do jem avokatja juaj më e mirë në Bruksel. E ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE! Sot jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë më parë!”, deklaroi Kos në Luksemburg.

Lajme të tjera |  E shtunë me diell dhe temperatura deri në 27 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us