Kreshnik Spahiu: Berisha refuzon votën elektronike, sepse komisionerët e PD-PS vjedhin votat e partive të reja

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv refuzimin e Partisë Demokratike për votim elektronik në qarkun e Tiranës.

Sipas Spahiut kjo është një marrëveshje e Berishës me Ramën, pasi ai kurrë nuk ka dashur një votim të tillë.

Berisha dhe Rama sipas Spahiut me anë të komisionerëve të tyre gjithmonë kanë vjedhur votat e partive të reja dhe i kanë ndarë mes tyre.

“Dje kishte marrëveshje PD-PS për heqjen e votimit elektronik. Është kërkesë 34 vjeçare e Berishës që ka shkatërruar sistemin zgjedhor. Nuk njohu votën e emigrantëve dhe politizoi sistemin elektoral me komisionierët politik.

Në çadër 90 ditë PD u fut për votim elektronik në 2017. Dhe sot bën kërkesë të hiqet edhe nga Elbasani. Berisha ka funksionuar me një skemë, komisionerët, alabakat të vjedhin votat e partive të reja dhe i ndajnë me PS.

Lajme të tjera |  Policia hodhi ujë me presion, por qytetarët arrijnë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës dhe Berishës (VIDEO)

Komisionerët e PD dhe PS grabisin çdo lloj vote ndaj partive që nuk kanë komisioner. Populli voton dhe komisionerët e Berishës dhe Ramës numërojnë. Arbitri është përfaqësues i ekipit kundërshtar. Berisha imponon rregullat e lojës për të qëndruar në establishmentin politik”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us