Kristjan Asllani nuk ka më hapësira të Interi, klubi i Serie A i gjen “shkues” mesfushorit shqiptar

Sipas raportimeve të fundit nga “Gazzeta Dello Sport”, bëhet e ditur se Kristjan Asllani është në bisedime me Fiorentinën. Shkak për këto negociata është bërë agjenti i mesfushorit shqiptar. Pak kohë më parë Fiorentina transferojë nga Emopli Jacopo Fazzinin, i cilia ka të njëjtën agjent me Asllanin.

Fakti që vjollcët i kanë mardhëniet e mira mes palëve, do t’ia bëjë me të lehtë negociatat. Fjala e fundit do i takojë Kristjanit, i cili paraprakisht do të ballafaqohet me trajnerin e ri të Interit Cristian Chivu për të mësuar rreth planeve që ka “timonieri” rumun ndaj mesfushorit.

Kartoni i Asllanit vlerësohet 13 milionë euro sipas “Transfermarkt”, ndërsa kontrata me zikaltërit është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us