Kristjan Asllani: Penalltinë doja të realizoja unë, Shqipëria ka kualitet të madh

Barazimi pa gola ndaj Serbisë ka lënë shije të hidhur te Shqipëria. Kuqezinjtë shpërdoruan një 11-metërsh me Rey Manaj, në fundin e pjesës së parë.

Pas sfidës, mesfushori i kombëtares, Kristjan Asllani u shpreh:

“Na mungoi goli, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tanë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër.

Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat.

Besoj se Manaj s’ka nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodhë që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër.

Lajme të tjera |  “Do doja ta shikoja edhe unë tatauzhin time”, Daku: Ishim në limite

Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli, por nuk ka problem”, tha Asllani.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us