“Kryeprokuroren e quajtën l*vire”/ Rama: S’ka nga qeveria në burg, në hetim janë ish-ministra

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rubrikën ‘Sy më sy’ reformën në drejtësi. Rama tha qeveria e tij është e gjitha në detyrë. Kreu i qeverisë tha se në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që ai ka sot. Gjithashtu Rama shtoi se nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, nuk e solli as Amerika dhe as BE, por vetë ai dhe Partia Socialiste.

Edi Rama: Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di që ka qenë prokuror në detyrë në këto kohë që po flas, prokuror i ndershëm i vendosur i përkushtuar por nuk ka thirrur dikë të thotë si i vrave ti ata katër veta, sepse nuk e kishte shpatën./ Madje shefja e madhe e Dumanit, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që ti pyeste se çfarë ndodhi, u gjen në pozitën që të shohë kryeministrin në TV që i thotë popullit se ajo është një lavire. Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.

Lajme të tjera |  “Ata i burgosin prindërit që nuk paguanin dritat…! Berisha: Paketa e dhembshurisë është dinjitet për çdo shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us