Kthehen në Itali katër nga 49 emigrantët e ardhur sot në Shëngjin

Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. ANSA raporton se bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe një të rritur vulnerabël që do të kthehen në shtetin italian.

Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”.

Emigrantët e ardhur në Shëngjin me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia i janë nënshtruar procedurave të parë për azil gjatë ditës së sotme.

Grupi i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërriti këtë të martë në Shqipëri erdhi pas 2 muajsh pezullim për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.

Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre. Emigrantët e paligjshëm mbërritën në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023.

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us