KUJDES/ Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta Shqiptare është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare!

Ditët e fundit, qytetarë të shumtë në Shqipëri kanë marrë mesazhe me linqe të dyshimta, të kamufluara si Posta Shqiptare.

Synimi është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre.

“Për shkak të informacionit të paplotë të adresës, dërgesa juaj nuk mund të dorëzohet. Ju lutem plotësoni të dhënat e sakta dhe kryeni pagesën e tarifës së shërbimit për ridërgimin nëpërmjet lidhje zyrtare më posht: 

Ky veprim është i domosdoshëm për të vazhduar me procesin e dorëzimit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! Posta Shqiptare”, thuhet në mesazhin që u ka mbërritur qytetarëve, shoqëruar me linkun përkatës.

Mbi rastin në fjalë ka ardhur një reagim edhe nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), e cila thotë se ka ndërmarrë masa për të bllokuar këtë skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme.

Lajme të tjera |  Fundjava e parë e qershorit sjell fluks të pushuesve nga Tirana dhe Elbasani në plazhet e Durrësit dhe Kavajës!

Sipas AKSK-së, domaini i dyshuar është raportuar dhe i është dërguar për bllokim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Njoftimi:

KUJDES: Mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.
Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP.

Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare.

Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta!

AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us