Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp, nëse e klikoni ju vjedh llogarinë

Një mesazh që po shpërndahet në aplikacionin e komunikimit WhatsApp, vjedh menjëherë llogarinë nëse klikohet.

Mesazhi vjen me tekst në gjuhën shqipe, por dërgohet edhe në gjuhë të tjera, dhe u kërkon përdoruesve të klikojnë në një lin për të votuar në një sondazh.

Edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka paralajmëruar se ky mesazh nuk duhet klikuar.

“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin WhatsApp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, njofton AKSK.

Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp, nëse e

Mesazhi me virus në WhatsApp
Lajme të tjera |  Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us