Kultivimi i kanabisit/ Artan Hoxha: Fuqia punëtore po ikën në Spanjë! Dënimet i kemi të ‘frikshme’

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar këtë të mërkurë se zona më problematike në vend sa i përket prodhimit të kanabisit mbetet Shkodra, ku sipas tij ka pasur dhe përplasje me Policinë. Ai u shpreh se “fuqia punëtore” ka shkuar në Spanjë ndërsa kërkesa për kanabis është rritur dhe me shtimin e numrit të turistëve. I ndalur tek arrestimet për shpërndarësit e kanabist, Hoxha tha se vendi ynë duhet të ketë një strategji tjetër, pasi janë mbi 1000 persona që janë arrestuar si shpërndarës, ndërsa dënimet sipas Hoxhës, janë të ‘frikshme’.

Artan Hoxha: Kanabisi nuk përbën më lajm. Rasti në Velipojë tregon për përmasa, të kapësh fidanët është e vështirë. Mjafton 1 metër katrorë bukë peshku, i fshehin edhe poshtë krevatit. Policia nga janari fillon kontrollon tunelet serrat. Farat nuk janë më vendi, vijnë nga jashtë se ka përqindjen më të lartë të garancisë. Farën që merr në Shqipëri ti nuk di çfarë del nga ajo. Në Holandë është e sigurt. Këtë vit policia e ka filluar kontrollin, në Shkodër 37 mijë rrënjë. Në këto momente bimët janë në fazën e inkubacionit dhe po punohet territori ku do vendosen. Zona problematike do jetë e Shkodrës, aty ka pasur probleme edhe me sulmet ndaj policisë. Ne na ka ikur dhe fuqia punëtore, kanë ikur në Spanjë ata. Në këto momente, problemi që ka vendi është, kërkesa për kanabisin është rritur dhe çmimi është rritur. Rritja e numrit të turistëve, rrit kërkesën për kanabis dhe shumë vende nga BE. Gjermania e legalizoi. Ne dënimin për kanabis e kemi të frikshëm. 1 mijë e 100 janë arrestuar si shpërndarës. Shqipëria duhet të ketë një strategji tjetër, qoftë penale për dënimin dhe ndëshkimin e tyre që merren me shpërndarje. Nëse kap një shpërndarës me disa doza dhe e dënon me 5 vite burg, ti po përgatit një kriminel. Ai të shkon në Ekuador Kolumbi, s’ka ça humb më ai.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Francë, ekzekutohet me ARMË ZJARRI 19-vjeçari shqiptar!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us