Kurti: Kosova po përgatitet për të paditur Serbinë si shtet përgjegjës për krimet e luftës të kryera në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kryer homazhe ditën e sotme në nderim të  martirëve të familjes Mulliqi. Gjatë homazheve Kurti u shpreh se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

 “Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse pa drejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.

Lajme të tjera |  Fundjava e parë e qershorit sjell fluks të pushuesve nga Tirana dhe Elbasani në plazhet e Durrësit dhe Kavajës!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us