Kush kujdeset për prindërit tanë?! Të moshuarit kanë mbetur të vetëm, u nevojitet shërbim

Sytë e nëna Vangjelisë mbushen me lot sa herë përmenden fëmijët. Prej 4 vitesh, ajo jeton në një nga qendrat private të përkujdesit për të moshuar në Tiranë. Edhe pse tashmë me nipër e mbesa, emigracioni bëri që ajo të gjente strehë dhe përkujdesje në këto ambiente.

“Erdha këtu me burrin, të dy bashkë dhe dëshira ishte e imja, sepse doja që fëmijët t’i lija të lirë.”

Shërbimi nuk i mungon por ngrohtësinë familjare thotë se nuk e gjen, pavarësisht se me fëmijët komunikon vazhdimisht përmes telefonit.

“Flas përditë, ndoshta dhe dy herë ditën. Mund të mos jetë në atë gradën e familjes, sepse ne jemi shumë këtu.”

Lajme të tjera |  TRAGJIKE/ Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar

Emigracioni duket se ka thyer strukturën tradicionale të familjeve shqiptare. Dikur fëmijët i shërbenin prindërve fizikisht, tanimë ky kujdes ka kaluar në distancë, duke financuar institucionet shtetërore e private që mund t’i mundësojnë përkrahjen për nevojat e përditshme.

Kërkesat po rriten vazhdimisht, fëmijët paguajnë për kujdesin e prindërve.

“Nga puna në terren kam fakte se shumë të moshuar tashmë po jetojnë vetëm. Po përgatisim edhe ekipe lëvizëse me vullnetarë për të ofruar shërbime të përkujdesit pranë familjeve të tyre., në banesë. Është e rëndësishme për një të moshuar që të jetojë në shtëpinë e tij, sepse jo vetëm që benë atë më të sigurt dhe më të qëndrueshëm nga ana emocionale, por edhe e ka më të sigurt për të funksionuar”, tha për A2 CNN Zhaneta kala, koordinatore e Programit Social në Kryqin e Kuq.

Lajme të tjera |  Autori i vr*sjes së Bledar Dedjas u lirua, i vëllai: Kjo nuk është drejtësi, e masakruan për herë të dytë

Sipas censit te vitit 2023, të moshuarit mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm në Shqipëri kapin shifrën e 64 mijë banorëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us