Lamtumirë Ilaria Sula! E reja përcillet në banesën e fundit, e ëma prek me fjalët… (VD)

Sot iu dha lamtumira e fundit Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, e cila u vra nga ish i dashuri i saj, Mark Samson disa javë më parë. Mediat italiane kanë transmetuar të plotë të gjithë ceremoninë e përcjelljes së Ilarias për në banesën e saj të fundit. Një kortezh i gjatë iu drejtua varrezave, ndërsa njerëzit mbanin në duar balona, pankarta, madje ndezën edhe flakadanë të bardhë. Në pankarta shkruanin: “Pusho në paqe engjëll”, “Nëse nesër është radha ime, dua të jem e fundit”, “Koha kalon por buzëqeshja jote është ngulitur në shpirtin tim, Ilaria më mungon çdo ditë”.


Në ceremoni, përveç qytetarëve dhe familjarëve, kishin shkuar edhe kryetari i bashkisë së Ternit, Stefano Bandecchi, deputetë dhe rektori i Universitetit “La Sapienza” të Romës. Për nder të saj, biznese të shumta në zonën e Ternit ulën qepenat dhe iu bashkuan gjithashtu kortezhit.

E ëma, pësoi një gjendje të fikëti në momentin që arriti arkivoli i bardhë i vajzës së saj, i mbuluar me trëndafila të bardhë e të kuq.

“Të pret Bruno tek shtëpia se ti i the do vij në shtëpi. O Iliaria ime, vdeksha mami për ty o Ilaria. O Ilaria ime, ku je ti o shpirti i mamit ku je. O zemra e mamit, hajde këtu te mami. O Ilaria hapi sytë,”- dëgjohet teksa thërret ajo mes lotësh.

Pas fjalëve të nënës së Ilarisë, drejtuar vajzës së saj të vogël të shkëputur nga kjo jetë, rreth dy mijë personat u nisën me kortezh drejt varrezave komunale. Një heshtje shurdhuese e shoqëroi Ilarinë në udhëtimin e saj të fundit mes trëndafilave të bardhë dhe lotëve. Në varreza, përgjatë rrugës kryesore, arkivoli u mirëprit nga shumë tullumbace të bardha dhe më pas u lexua një lutje nga disa anëtarë të bashkësisë islame.

Lajme të tjera |  Rama njofton ministren e parë, në qeverinë e re

Në shenjë zie, flamujt në ndërtesat komunale janë ulur në gjysmështizë me urdhër të kryebashkiakut të Ternit, ndërsa në Universitetin La Sapienza në Romë, ku Ilaria studionte shkenca statistikore, mësimi u pezullua në nderim të saj. Babai i Ilaries ka falënderuar qytetin, institucionet dhe të gjithë ata që kanë treguar solidaritet me familjen në këtë tragjedi.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë! Hetimet për vrasjen e Ilarias kanë përfshirë edhe nënën e filipinasit. Nëna e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sulës, sot do të dalë para gjyqit pasi dyshohet për fshehje të trupit të viktimës. Djali, autori i vrasjes gjatë rrëfimit të tij ka deklaruar se “gjithçka e ka bërë vetë”, por hetuesit kanë dyshime për “ndihmën” e ofruar nga e ëma e tij. Mbrojtja e 23-vjeçarit të arrestuar për vrasje të rëndë dhe fshehje kufome po kërkon vlerësimin psikiatrik. Nëna e Samsonit, Nosr Manlapaz pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe e ka parë të vdekur. Ajo më pas dyshohet se kandihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit që ndodhi në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane.

Roli i prindërve

Hetuesit po hetojnë rolin e të dy prindërve në këtë vrasje. Fillimisht ata të dy konfirmuan se nuk ishin larguar kurrë nga shtëpia natën e 25 marsit. Babai më pas ndryshoi historinë e tij, duke pretenduar se ai ishte jashtë deri të nesërmen. Hapësira boshe të cilat mbeten edhe në rrëfimin e djalit, i cili ka deklaruar se e ka vrarë shqiptaren pasi ka zbuluar disa mesazhe në Tinder që viktima ka marrë nga një djalë tjetër.

Lajme të tjera |  TRAGJIKE/ Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar

Si veproi autori?

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Ndërkohë siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us