Lazio për misionin e “pamundur” ndaj Bodo Glimt, trajneri Baroni i ngarkon Hysajt përgjegjësi të madhe

Mbrëmjen e sotme, Lazion e pret një “malore” përballë Bodo Glimt në çerekfinalen e dytë të Europa League. Përballja e parë mes lacialëve dhe norvegjezëve ka përfunduar me shifrat 2-0 për këta të fundit.

Mbrëmjen sotme, “Olimpico” do të jetë i ndezur për të mbështetur Lazion e Elseid Hysaj. Sonte gjithashtu do të jetë një mbrëmje e rëndësishme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Duke parë mungesat e mbrojtjes në krahun e majtë si Nuno Tavares dhe Luca Pellegrini, Elseid Hysaj pritet nga minuta e parë për kryeqytetasit. Kujtojmë që në aktin e parë, 31-vjeçari shkodran luajti për 45 minutat e pjesës së parë në atë takim ndaj Bodo Glimt.

Lajme të tjera |  Elbasani favorit ndaj Vllaznisë, shkak bëhen 5 sfidat e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us