Mbrëmjen e sotme, Lazion e pret një “malore” përballë Bodo Glimt në çerekfinalen e dytë të Europa League. Përballja e parë mes lacialëve dhe norvegjezëve ka përfunduar me shifrat 2-0 për këta të fundit.
Mbrëmjen sotme, “Olimpico” do të jetë i ndezur për të mbështetur Lazion e Elseid Hysaj. Sonte gjithashtu do të jetë një mbrëmje e rëndësishme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Duke parë mungesat e mbrojtjes në krahun e majtë si Nuno Tavares dhe Luca Pellegrini, Elseid Hysaj pritet nga minuta e parë për kryeqytetasit. Kujtojmë që në aktin e parë, 31-vjeçari shkodran luajti për 45 minutat e pjesës së parë në atë takim ndaj Bodo Glimt.