Lidhja mes atentateve? GABIMI i autorëve! Plumbat u zbrazën drejt katër të rinjve, por shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit

Vendi një ditë më parë (17 prill) u trondit nga dy atentate mafioze, me bilacin një viktimë dhe katër të rinj të plagosur. I pari u regjistrua në Lezhë, ku Gjovalin Prendi, 64 vjeç u vra me armë zjarri në Pllanë të Lezhës. Viktima është babai i 32-vjeçarit të ndjerë, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024 në Greqi.

Rreth 45 minuta më vonë në Tiranë do të qëllohej me breshëri plumbash drejt familjarëve të pronarit të “Pelikan Security”, ku 4 të rinj mbetën të plagosur.Si pasojë të plagosur mbetën Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.Por atentat lidhen në një pikë.

Autorët në Tiranë dyshohet se ngatërruan “G-Class”-in e të rinjve me makinën e gruas së Roan Brahimit.

Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.

Lajme të tjera |  “Kam qenë shumë në tension”, Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama zbulon bisedat me liderët evropianë: Më thanë jeni ‘On Top’, ndjeva krenari!

Kush është Roan Brahimi?

Roan Brahimaj u vra më 9 maj të 2024 në Greqi, teksa ishte në mjet me të shoqen, e cila po ashtu mbeti e plagosur. 32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për botën e krimit në Shqipëri pasi konsiderohet si rivali i të zhdukurit Ervis Martinaj. Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi. Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us