LLOGARITË/ Tirana maksimumi në play-out, bardheblutë duhet të fitojnë derbin me Dinamon: Rikthehen makthet e së Parës

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 36-të, ose thënë ndryshe të fundit për sezonin e rregullt. Pesë duelet do luhen të diel në orën 15:30 dhe do përcaktojnë fatet e skuadrave. Veç zonës “Final 4”, e cila do përcaktojë skuadrën e mbetur në “finalen” mes Partizanit dhe AF Elbasanit, garë e fortë edhe për mbijetesën.

Tirana, Bylis, Skënderbeu dhe Laçi shohin makthe me rrëzimin nga Superliga, ndërsa llogaritë tregojnë se Tiranës i duhet fitorja në derbin kundër Dinamos për të siguruar zonën play-out, maksimumin që mund të arrijë. Laçi luan kundër Vllaznisë dhe Skënderbeu e Bylis përplasen mes tyre në Korçë. Nëse Tirana ia del të marrë tri pikë, bardheblutë nuk duhet të shohin për rivalët. Skuadra e Bledi Shkëmbit është më e favorizuar se tre skuadrat e tjera, ndërsa Skënderbeu më pak i favorizuar në bazë të ndeshjeve direkte.

Bylisi shpëton direkt nëse fiton ose barazon kundër Skënderbeut. Nëse Bylis humbet në Korçë, shpëton vetëm nëse Laçit dhe Tirana barazojnë ose humbasin.

Lajme të tjera |  I jashtëzakonshëm në këtë sezon, Raphinha lë mbrapa Neymar me STATISTIKA

Skënderbeu shpëton direkt nëse fiton ndeshjen, teksa shkon në play-out nëse humbet, por barazojnë ose humbasin Tirana dhe Laçi. Korçarët shkojnë po në play-out edhe nëse barazojnë vetë, por Tirana dhe Laçi barazojnë ose humbasin.

Laçi ka vetëm një mundësi, shkon në play-out vetëm nëse Skënderbeu humbet ose barazon me Bylis dhe Tirana barazon ose humbet me Dinamon. Më parë tri pikët kundër Vllaznisë nuk duhet t’i diskutojë. Çdo skenar tjetër i rrëzon nga kategoria.

Bilanci i ndeshjeve direkte:

Bylis – 39 pikë

Kundër Tiranës, 2 barazime dhe 2 humbje

Kundër Laçit, 1 fitore dhe 3 barazime

Kundër Skënderbeut, 1 barazim dhe 2 humbje

Skënderbeu – 38 pikë

Lajme të tjera |  Një “xhevahir i Kosovës” mund të zgjedhë përfaqësimin e Shqipërisë

Kundër Tiranës, 2 barazime dhe 2 humbje

Kundër Laçit, 2 fitore dhe 2 humbje

Kundër Bylisit, 2 fitore dhe 1 barazim

 

Tirana – 36 pikë

Kundër Bylisit, 2 fitore dhe 2 barazime

Kundër Skënderbeut, 2 fitore dhe 2 barazime

Kundër Laçit, 1 fitorem 2 barazime dhe 1 humbje

 

Laçi 36 pikë

Kundër Bylisit, 3 barazime dhe 1 humbje

Kundër Skënderbeut, 2 fitore dhe 2 humbje

Kundër Tiranës, 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje

Superliga, raundi 36-të:

E diel, 27 prill 2025 – 15:30

Dinamo – Tirana

Skënderbeu – Bylis

Teuta – Egnatia

Vllaznia – Laçi

Partizani – AF Elbasani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us