Lojtari i finaleve te Reali, merret vendimi për prezencën e Kylian Mbappe kundër Barcelonës në “Copa del Rey”

Kylian Mbappe do të luajë kundër Barcelonës më 26 prill. Testet që i është nënshtruar sulmuesi francez nuk zbulojnë një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës dhe ai do të jetë gati për finalen e “Copa del Rey”.

Mbappe u detyrua të largohej nga fusha 15 minuta e funidt nga ndeshja e kthimit me Arsenalin në Champions. Një ndrydhje e këmbës së djathtë pas një sfide për topin ngriti “zile alarmi”, por pas ndeshjes, shërbimet mjekësore lëshuan një mesazh qetësues në pritje të analizave radiologjike.

Pas kthimit te Valdebebas, është konfirmuar se Mbappe do të jetë gati për finalen e Kupës së Mbretit. Kylian ka 33 gola këtë sezon, megjithëse numrat e tij janë ngadalësuar disi në javët e fundit. Deri më tani, ai ka shënuar në të tria finalet që ka luajtur me Real Madridin, Superkupën e Evropës, Kupën Ndërkontinentale dhe Superkupën e Spanjës.

Lajme të tjera |  I dha fitoren Espanyol, Marash Kumbulla: Më i lumtur për fitoren sesa për golin, por s’ka mbaruar asgjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us