LUFTA me Ukrainën/ Rusia: Kemi vrarë 171 mercenarë nga Kosova dhe Shqipëria!

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në Ukrainë po marrin pjesë mbi 13 mijë mercenarë të huaj.

Sipas një deklarate nga kjo ministri, thuhet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387.

Duke mos dhënë detaje se nga i kanë marrë këto të dhëna, kjo ministri thotë se deri më sot është konfirmuar vrasja e 5962 prej tyre.

Lideri i padiskutueshëm për sa i përket numrit të luftëtarëve të vrarë, sipas Moskës zyrtare, është Polonia me 2960 mercenarë, nga të cilët 1497 të vrarë.

Në listë, Rusia ka përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë me 191 dhe 192 mercenarë që pretendon se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës.

Lajme të tjera |  Plani i SHBA, si Europa do pajiset me armë bërthamore

Gjithnjë sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

LUFTA me Ukrainën/ Rusia: Kemi vrarë 171 mercenarë nga Kosova dhe

Nga shtetet e rajonit, sipas këtyre pretendimeve, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar më së shumti me gjithsejtë 207 mercenarë, nga të cilët 90 thotë se janë vrarë.

Po ashtu, Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se edhe nga ShBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, kurse nga ta janë vrarë 491.

Edhe nga Kanadaja thotë se kanë shkuar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës 1005 persona, kurse janë vrarë 422.

Britania e Madhe, sipas Rusisë, ka kontribuuar me 822 luftëtarë, kurse nga ta, 360 janë eliminuar.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se mercenarë ka edhe nga Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.

Lajme të tjera |  “Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama: Edhe Nano e përballoi burgun

“Duhet theksuar se Franca, e cila në të gjitha nivelet mohon praninë e mercenarëve të saj në territorin e Ukrainës, ka humbur tashmë 147 militantë nga 356 të ardhur”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Vlen të theksohet se edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, dhe i njëjti ende nuk është vrarë, sipas Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka treguar se nga i ka marrë këto shifra, Rusia nisi më 24 shkurt të vitit 2022 pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës./Klankosova.tv

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us