Luhet “akti” i fundit i Superiores, 4 ekipe me “zemër” më dorë për mbijetesën (NDESHJET)

Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e fundit të sezonit të saj të rregullt. Takime mjaft të rëndësishme janë në program, ku sigurisht vëmendja më e madhe do të jetë te mbijetesa.

Janë plot 4 skuadra që do të luajnë fatet e tyre të të gjithë sezonit në javën e fundit të Superiores. Kështu Bylis, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi do të bëjnë llogaritë mes tyre për “Play-Out” dhe qëndrimin në Superiore, teksa fatkeqësisht, 2 prej tyre do të bien direkt në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë një duel interesant do të jetë edhe mes Elbasanit dhe Partizanit për vendin e 4-të në “Final – Four”. Fati i vë përballë në javën e fundit të dyja skuadrat që do të luajnë ndeshjen direkte mes tyre për vendin e 4-të, teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh, 50.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Chelsea nuk ndalet për zonën Champions, “Blutë e Londrës” mposhtin ekipin e Brojës

Duelet e tjera janë Dinamo – Tirana në “Elbasan Arena”, Skënderbeu – Bylis në Korçë, Teuta – Egnatia në “Niko Dovana” dhe Vllaznia – Laçi në “Loro Boriçi”. Sfida këto që saktësisht do të luhen në orën 15:30.

Luhet “akti” i fundit i Superiores, 4 ekipe me

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us