Lulzim Basha: Komunikoj çdo javë me amerikanët

Lulzim Basha iu përgjigj pyetjes mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken, kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt.

“Kam komunikime javore edhe me përfaqësuesit në Tiranë, dhe interlokutorët në SHBA. Akuzat janë pjesë e luftës politike.

Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i Perëndimit, BE, SHBA.

Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit.

PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE. Kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë”, tha Basha.

Lajme të tjera |  Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe rritjen e moshës së daljes në pension (DOKUMENTI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us