Walid Jarmouni dhe Mahamadou Dembele janë futbollistët ndaj të cilëve ka “umë” interesimesh. Në fakt për shërbimet e tyre ka pasur interes që në merkaton e dimrit, por Tirana vuri “veton” për t’i mbajtur pasi kërkonte të mbushte arkat me shitjen e tyre.
Por duket shumë e vështirë që futbollistët të mbeten pjesë e bardhebluve edhe pas merkatos së verës. Siç dihet për ta ka interesime nga Turqia, Austria dhe nga ekipet skandinave.
Në një situatë të tillë, drejtuesit kërkojnë minimalisht 500 mijë euro për t’i lënë të lirë. Siç dihet Jarmouni është golashënuesi i kryeqytetasve, i cili nga “Transfermarkt” vlerësohe me 300 mijë euro, ndërsa mbrojtësi vlerësohet me 250 mijë euro.
Gjithsesi ditët dhe javët e ardhshme pritet të jenë shumë të “nxehta” te Tirana, ku do të mbetet të presim për të mësuar se çfarë do të vendoset për të ardhmen e sulmuesit dhe mbrojtësit të bardhebluve.