Macron: Rikthimi i Trump ‘elektroshok’ për Evropën, BE të ‘tregojë muskujt’

“Elektroshok” që duhet ta detyrojë BE-në të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj dhe të ardhmen e Ukrainës e cilësoi presidenti francez Emmanuel Macron rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe hapat e tij të fundit si president i SHBA.

Në një intervistë për Financial Times, 2 ditë pasi Trump pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Macron i kërkoi BE-së që të “tregojë muskujt” në mbrojtjen e saj dhe të ringjallë ekonominë.

“Blloku duhet të përqafojë thirrjen strategjike të zgjimit, të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë e tij dhe të zvogëlojë varësinë e tij si nga SHBA ashtu edhe nga Kina.

Është një elektroshok. Ne kemi nevojë për goditje asimetrike, kemi nevojë për goditje të jashtme”, u shpreh Macron.

Lajme të tjera |  Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us