Makina përplas për vdekje kalimtarin në Lezhë

Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Laç.

Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Lajme të tjera |  Kontrata 6 mln USD e lobimit të PD në SHBA, Berisha: Firma në dokument vetëm për shërbimin që merr partia nga fondacioni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us