Malltezi tregon për herë të parë detaje nga arrestimi: Më futën në makinë pa targa, ishte rrëmbim. Po flisja me Argitën…!

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë me garanci pasurore.

Ai tregoi për herë të parë detaje nga arrestimi i tij në aeroportin “Nënë Tereza”, të cili ne cilëson si rrëmbim. Ai thotë se nuk iu tregua asnjë urdhër-arrest apo dokument tjetër dhe se u mor në polici pa njoftim.

“Unë isha duke folur në telefon me gruan time, kur erdhën 3 persona pa njoftim pa gjë. U kërkova një letër, nuk më dhanë gjë. Ata më morën telefonin dhe më thanë do vish me ne.

Unë thirra disa njerëz që ishin pranë dhe u thashë filmoni sepse ky është rrëmbim personi. Më futën në një makinë pa targa, jo makinë policie dhe nuk më jepnin as telefonin.

Ishte rrëmbim personi. Më çuan tek drejtoria e përgjithshme e policisë. Më thanë firmos ca letra dhe unë nuk pranova. Aty më lejuan më pas të telefonoja avokatin. Ishte rreth 1 orë, 1 orë e 30 minuta pa ditur gjë.”– tha ai.

Lajme të tjera |  Baçi: Kështu nuk e mundim dot Ramën. Kryetari i PD? Zgjidhet me votë, jemi të pafuqishëm ta heqim apo ta vëmë ne

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us