Manchester United ofertë 50 milionë euro për 21-vjeçarin, Barcelona iu thotë “JO” anglezëve

Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh për një nga futbollistët e skuadrës. Një ofertë e bërë nga Manchester United për Alejandro Balde.

Sipas “Fichajes” bëhet me dije se katalanasit nuk janë bindur nga kjo ofertë dhe në këto kushte kanë vendosur ta refuzojnë. Por menjëherë pas kësaj, thuhet se katalanasit kanë bërë të ditur se talenti i tyre nuk është në shitje.

Siç dihet 21-vjeçari është një futbollist i dalë nga akademia “La Massia” dhe paraqitjet e tij nën drejtimin e Hansi Flick kanë qenë mjaft pozitive, teksa është shndërruar në një element kyç në formacion e Barçës.

Trajneri gjerman beson te aftësitë e Balde e ka bërë të qartë se ai është pjesë e së ardhmes së ekipit. Pavarësisht interesimit të United, Barcelona e sheh Balden si pjesë kryesorë të projektit të tyre dhe do të konsiderojë shitjen e tij vetëm për një ofertë marramendëse.

Lajme të tjera |  I dha fitoren Espanyol, Marash Kumbulla: Më i lumtur për fitoren sesa për golin, por s’ka mbaruar asgjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us