Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar

Nga fundi i këtij muaji, praktikisht më 28 janar, Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet për herë të parë nga një kryeministër shqiptar.

Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut që do ta udhëheqë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në zgjedhjet që do të mbahen në këtë vend.

Duke filluar nga ky muaj Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet nga kryeministër shqiptar, i cili do ta drejtojë ekzekutivin për 100 ditë, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, raporto RTK.

Kandidati për kryeministër, Talat Xhaferi, në fjalimin e Vitit të Ri, pret që në 2024 të mbahen zgjedhje të suksesshme dhe vendi të shkojë drejt rrugës evropiane.

Lajme të tjera |  Ish ushtarakët madhorë rrëfehen: Si u ndërtua Porto Palermo me provën e bombës bërthamore të Hiroshimës!

“Uroj që si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të zbatojmë zgjedhje të suksesshme, të realizojmë rritje të ekonomisë dhe të ecim bashkë rrugën e Bashkimit Evropian”, tha Xhaferi.

Para formimit të Qeverisë teknike duhet të dorëhiqet ekzekutivi aktual. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se pjesëmarrja e opozitës në Qeverinë teknike është e domosdoshme.

“Është obligim ligjor. Sikur mua të më pyesni a do të jepni dorëheqjen 100 ditë para Qeverisë teknike, e unë të them jo do ta jap 96 para saj. Ajo përbën shkelje ligji. Mendoj se të gjitha partitë politike sipas ligjit për Qeverinë dhe Kodin Zgjedhor duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre ”, theksoi Kovaçevski.

Lajme të tjera |  "Banorët do të dëmshpërblehen"/ Përmbytja e Vlorës, flet ministri i Mbrojtjes: Prioritet çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve, kemi evidentuar 62 godina!

Qeveria teknike e udhëhequr nga Talat Xhaferi pritet ta fillojë detyrën nga 28 janari. Paraprakisht, Xhaferi duhet të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us