Marrëveshja e emigrantëve/ Nisin ndërtimet për ndërtimin e kampit në Gjadër (FOTOT)

Punimet për ndërtimin e kampit në Gjadër kanë nisur një ditë më parë, pas marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Ndërtimet kanë filluar nga fshati Kakariq afër Gjadrit, ku do të jetë dhe një prej kampeve ku do të vendosen emigrantët.

Punimet janë në fazën e parë, ku po punohet fillimisht me shtrimin e rrugës nga Kakarriqi drejt Gjadrit. Po ashtu po punohet dhe brenda kampit ku do të stresohen dhe refugjatët. Zbarkimi i tyre do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.

Lajme të tjera |  Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

Ditën e sotme LSA sjell disa pamje ku shihen mjete te tonazhit të rëndë, që janë stacionuar në këtë zonë, ndërsa po punojnë për ndërtimin e rrugës që do të çojë drejt kampit që do të jetë Gjadër.

Marrëveshja e emigrantëve/ Nisin ndërtimet për

PUNIMET
Marrëveshja e emigrantëve/ Nisin ndërtimet për

PUNIMET
Marrëveshja e emigrantëve/ Nisin ndërtimet për

PUNIMET
Marrëveshja e emigrantëve/ Nisin ndërtimet për

PUNIMET

Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët. Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal që do të mbajë qendra në Shqipëri do të jetë 3000 emigrantë të huaj në muaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us