Me merkaton merret Tare, por Milan i shkruan PUBLIKISHT Paolo Maldinit

Legjenda italiane e futbollit, Paolo Maldini feston sot ditëlindjen e tij të 57-të. Ish-mbrojtësi legjendar i Milan ka marrë sot shumë urime, madje edhe nga klubi kuqezi.

“Të uroj një ditëlindje të lumtur, Paolo”, shkruan Milan në rrjetet sociale. Përveç se lojtar, kujtojmë se Maldini ka qenë edhe drejtor sportiv te Milan, rol të cilit e ka mbajtur para Igli Tares.

Ndërkohë ky i fundit momentalisht po merret me merkaton, duke u munduar që të rikthejë Milanin në një ekip të konsoliduar.

 

Lajme të tjera |  “Taren e vlerësoj shumë”, babai i Granit Xhakën flet për zërat e të birit te Milani: Klubet duhet të gjejnë marrëveshje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us