“Më mirë të vdes”, banori i Thethit shtrihet para gomave të fadromës: Ku të mbytem, kam 200 milionë borxh

THETH-IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Fadromat do të rrafshojnë një disa bujtina të ndërtuara pa leje pranë Kullës së Ngujimit në Theth, në pronësi të familjes Koçeku. Një prej anëtarëve Bekim Koçeku, me aftësi të kufizuara u fut në mes të fadromës së IKMT dhe u shpreh se më mirë do të vdesë sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe.

“I bëj thirrje shtetit të vijë të vërë dorë, se po më prishin shtëpitë prej druri, duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Më mirë të më hipë fadroma sipër, të vdes unë më mirë. Të vijnë t’i shohin – janë të gjitha prej druri, me kredi e borxhe, dhe duan të mi prishin. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, ju lutem, live, bota mbarë të shohë çfarë po bëjnë. Jam i vdekur – 200 milionë borxh! Nën goma do futem këtu. Janë shtëpi druri. Kanë thënë të ndërtojmë pa beton. Ja ku janë! Duan të mi prishin. Ku të shkojmë? Unë po vdes nëse mi prishin, po vdes këtu. Thirrje për ndihmë Benet Becit, Edi Ramës – çfarë është ky muhabet, nuk ka beton fare.” – tha banori i Thethit, Bekim Koçeku.

Lajme të tjera |  "Berishës i thashë hiq dorë"/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit: Shqiptarët nuk të duan më…!

Banori më herët u shpreh se po humbin investimet e bëra nga kursimet e jetës. Ai tha se ka ngritur vetëm 5 shtëpi prej druri, dhe nuk ka asnjë pëllëmbë beton.

Protesta e sotme ishte e paralajmëruar që dje në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, të cilët edhe sot kanë shkuar në terren për të prishur disa ndërtime pa leje në zonën turistike të fshatit. Dje, banorët kërkuan negociata dhe dialog me instancat dhe Bashkinë e Shkodrës, por duket se kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh. Aksioni, i inciuar nga kryeministri Edi Rama, do të vijojë pasi në total do të prishen 40 objekte të ngritura në këtë Park Kombëtar. Por banorët janë kundër

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us