“Më risollën besimin te mjekësia publike në Shqipëri”, deputetja kryen me sukses operacionin në QSUT: U ndjeva sikur isha në një strukturë europiane

Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

Përmes një postimi në facebook ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.

“Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij, dr. Drini Shehu, dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.

Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Doda.

Lajme të tjera |  Ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë, ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim (EMRI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us