Partizani do kërkoj të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Conference League kundër ekipit estonez Kalju, raundi i parë i eliminatorëve. Por në prag të këtij dueli, presidenti i skuadrës rivale ka dhënë një lajm të keq për tifozët e “Demave të Kuq”.
Kuno Tehva, “shefi” i ekipit estonez ka bërë me dije se për shkak të ofertave të ulëta për transmetimin e ndeshjes, si dhe mos gjetjen e gjuhës së përbashkët me Partizanin për të shkëmbyer të drejtat televizve ka vendosur që ndeshja të mos transmetohet në asnjë televizion.
“Për fat të keq, në Estoni, shuma e zakonshme që ofrohet nga televizionet për raundet e para është shumë e vogël sipas mendimit tonë. Në mënyrë që kjo të fillojë të rritet, duhet që në një moment thjesht të thuash ‘jo’”, u shpreh Tehva.