Mes rinovimit dhe largimit, Edon Zhegrova jep lajmin e PAPRITUR për të ardhmen: Kam komunikuar me Lille dhe…

Edon Zhegrova është “piketuar” nga disa klube “big”, të cilat e dëshirojnë sulmuesin shqiptar në merkaton e ardhshme verore. Napoli dhe Juventusi janë dy ekipet që kanë shfaqur interes serioz për shërbimet e 25-vjeçarit.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “Radio Dukagjini”, ka pranuar se ka kominkuar me klubin e Lille, ku aktivizohet momentalisht duke ua bërë të qartë që nuk do të rinovojë kontratën.

“Është e vërtetë, i kam komunikuar klubi që nuk do të rinovoj. Të shohim çfarë ndodh në verë, por klubi është lajmëruar për dëshirën time. Ka disa klube të interesuara, do të vendos për të ardhmen pas përfundimit të kampionatit”, është shprehur Zhegrova.

Lajme të tjera |  U afrua në janar dhe i shpëtoi nga rënia, bomberi i sulmit "braktis" Tiranën për kuqezinjtë

Sulmuesi i Kosovës dhe Lille po shkëlqen këtë sezon. Në 21 ndeshje të luajtura, shqiptari ka shënuar 8 gola e asistuar në 2 të tjerë. Pikërisht forma e tij e mirë ka bërë që shumë ekipet t’i vihen pas.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us