Mesazhi i fundit i Ilaria Sulës: Do jap paratë, i zgjidhim problemet! Prindërit: Autori të kalbet në burg

Flamur, Gëzime dhe Leon Sula, prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane lidhur me ngjarjen tragjike.

“Ai duhet të kalbet në burg përjetë”, kanë thënë prindërit e 22-vjeçares së ndjerë. “Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri. Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor”, tha babai i saj.

Nëna e saj, Gëzimja, ka treguar se e bija i kishte lajmëruar se do vinte ti takonte, por kur i vëllia kishte shkuar ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk kishte ardhur.

“E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur”, tha ajo.

Lajme të tjera |  Tentoi të arratisej apo vetëdorëzua? Zbardhet e vërteta e arrestimit të shefit të Qarkullimit. Çfarë u zbulua nga përgjimet (PAMJET)

Për sa i përket nënës së Mark Samsonit, e cila rrëfeu se e kishte ndihmuar të birin të fshinte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, pasi kishte vrarë Ilarian, prindërit e kësaj të fundit shprehen se ajo nuk duhet kurrë ta kishte bërë diçka të tillë.

“Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë”, u shpreh Flamur Sula.

Ndërkohë, vëllai i saj Leon Sula është shprehur se do donte të dinte nëse e motra ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit.

“Doja të dija nëse Iliarja ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit… Kush kanë qenë fjalët e fundit…”, tha ai.

Ndër të tjera prindërist e të ndjerës treguan mesazhin e fundit zanor me të bijën. Ajo i ka kontaktuar për t’i thënë se do t’u japë para për të zgjdhur një problem që ata kishin.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

“Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin dërguar prindërve.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us