Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, theu “heshtjen” e tij pas dy javësh që nuk është dukur në publik. Që nga nisja e sulmit nga Izraeli, nga mediat e huaja u raportua se Khamenei fshihej nën një bunker dhe nuk kishte komunikim me asnjë nga krerët e Ushtrisë së tij.
“Urime për fitoren ndaj Izraelit,”-shkruhet në një mesazh të publikuar në rrjetin “X”.
Mungesa e tij kishte shkaktuar habi dhe shqetësim në Iran. Por tani duket se çdo gjë është kthyer në normalitet.