Meta: ‘SPAK-u tarallaku’! Altin Dumani që bën si i fortë e ka personale me mua, ka takuar McGonigalin

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka deklaruar se SPAK ka nisur hetime pas një takimi që Altin Dumani ka pasur me McGonigalin e Edi Ramës.

Meta: Ku u zhduka, ku s’isha. Kam qenë vazhdimisht. Hetimi i SPAK-ut tarallakut nisi kur isha akoma President në 2019 nga Altin Dumai që bën si i fortë dhe kërkon të merret personalisht me mua. Sipas të dhënave të mia, Altin Dumani është takuar me McGonigal. Kokra e legenit Gonigali, më fal që po shprehem kështu. SPAK është në shërbim kriminal të Edi Ramës. Tarallaku se kujton se me kto presione do më ndalojë mua, e duke kapur ndonjë laraskë, do marrë peng Partinë e Lirisë. Kjo i duhet Edi Ramës, siç morri peng vulën dhe logon e PD-së me logo gjykatash. Edhe unë e hetoj Dumanin për veprimtari politike. Sepse është ky person që nuk ka kurajo ti vërë hekurat Edi Ramës për inceneratorët apo Erjon Veliajn.

Lajme të tjera |  Sali Berisha: Gjithçka për të mbështetur nënat dhe motrat tona, do subvencionojmë çdo fëmijë, të tretin nga lindja deri 23 vjeç

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us