Meta takon babain e Fredi Belerit: Të hënën do kërkoj ta vizitoj të rrëmbyerin politik

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në Himarë ku ka takuar babain e Fredi Belerit, Petro Belerin.

Meta shprehet se të hënën do të kërkojë të vizitojë nga afër Fredi Belerin që ish presidenti e quan të burgosur dhe të rrëmbyer politik.

Postimi i Metës:

Sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të burgosurit politik, Fredi Beleri, i cili u rrëmbye nga regjimi pikërisht për t’u rrëmbyer pronat himariotëve!

Ditën e hënë do të kërkoj zyrtarisht që ta vizitoj nga afër të rrëmbyerin politik.

Himara dhe himariotët trima dhe patriotë kanë ditur gjithmonë t’u tregojnë vendin pushtuesve dhe zaptuesve!

Lajme të tjera |  “Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza?”, Rama nga Durrësi: Ka filluar të bëhet problem nga burrat çyrykë! Kush ua ngriti kokën?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us