Roza Lati ka rrëfyer me banorët për një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vitin që la pas. Ajo tregoi se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje.
“Mami më ka qëndruar afër gjithmonë. Ajo është shoqja ime e ngushtë, por pasi unë e kisha marrë vendimin, sepse ajo mezi pret që unë ta bëj një bebe. Edhe unë, por dua më shumë se kaq, dua familjen. Pasi e mora vendimin, kalova një moment të keq me veten, kam rrahur veten time. Mora një shoqe në telefon dhe i thash eja se jam keq, por më tha nuk vij dot se më dhëmb dhëmballa, por ma tha a e more rrogën. Se i kisha premtuar që do i jepja ca lekë. Dhe thyerja ime në 2023 ka qenë në shumë anë. Rita e di çfarë kam kaluar. Pas rrëfimit që bëra me banorët, të nesërmen me erdhi një dron nga mami… ‘të kam zemër’”, u shpreh ajo.