“Mijëra dronë iranianë i ka Serbia”, zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Kosovë

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se temë e diskutimit ishte sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe implikimet e këtij akti për paqen e sigurinë globale e rajonale.

“Mbrëmë, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale. Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

Qeveria thotë se sulmi iranian u bë me dronët që i posedon edhe Serbia. Njoftimi thotë se institucionet e Kosovës po i përcjellin me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit dhe po e monitorojnë vazhdimisht gjendjen e sigurisë në bashkëpunim me KFOR-in dhe partnerët.

Lajme të tjera |  "I pari do flas vetë", sherr mes Edi Palokës dhe kandidatit demokrat për deputet për radhën e fjalës (VIDEO)

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës:

Mbrëmë, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë.

Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë.

Lajme të tjera |  Në shënjestër? Bashkëshortja e Roan Brahimit : Nuk jetoj në Shqipëri, s'kam lidhje me ngjarjen!

Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us