Milani dhe Interi në garë për portierin, Alen Sherri nis festën

Konkurrenca e Alen Sherrit për një vend titullari në portën e Cagliarit nuk ka qenë aspak e lehtë. Me ardhjen e Elia Caprile në merkaton e janarit i huazuar nga Napoli, ish-portieri i Egnatias e ka pasur të vështirë të marrë minuta me klubin italian.

Në skuadrën sardenje janë të bindur për të nënshkruar përfundimisht me portierin italian nga Napoli. Cagliari është i gatshëm të paguajë në verë klauzolën e tij të lirimit prej 8 milionë eurosh.

Por siç raportojnë mediat italiane, Caprile është së fundmi në vëmendjen e gjigantëve të Milanit dhe Interit. Largimi i 23-vjeçarit nga Sardenja do të ishte diçka e mirë për Alen Sherrin për të marrë më shumë minuta në kampionatin italian.

Lajme të tjera |  Armando Broja “fshinë” Burnley krej papritur! Sulmuesi “bën me krahë” tifozët e Shqipërisë: Kemi ndryshuar stil loje me trajnerin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us